Sunday, February 27, 2011

ll Seen Ill Said ~ Samuel Beckett (1981) II

Këtu drejt shpëtimit dy drita. Dy baxha të vogla. Të vendosura në çatinë e pjerrët në secilën anë. çdonjëra duke shpërndarë dritë të zbehtë. Si për pasojë asnjë tavan. Domosdoshmërisht. Përndryshe me perdet e mbyllura do të ishte në errësirë. Ditë dhe natë në errësirë. Dhe çfarë? është lodhur nga të ngriturit sytë. Pothuajse e lodhur. Por kur qëndron me ta hapur ajo mund të shohë traversat. Nën dritën e zbehtë baxhat shkëlqenin. Përherë e më të zbehta. Si xhamat ngadalë që turbullohen. E gjitha në të zeza ajo vjen dhe ikën. Pala e fundit të gjatë të zi fshin dyshemene. Por më së shumti ajo qëndron e qetë. Drejt ose ulur. Shtrirë ose mbi gjunë. Në dritën e zbehtë baxhat shkëlqejnë. Përndryshe me perdet e mbyllura do preferonte të qëndrontë në errësirë. Në errësirë ditë dhe natë.

Tjetër të diltë prej  hijeve një mur i brendshëm. Veç ngadalë të tretej në anën e një hapësire të vetme. Krevati lindje. Karrigia perëndim. Një vend i ndarë nga përdorimi i saj vetëm. Sa shumë i  dëshiruar në çdo mënyrë një brendësi gjëje. Syri merr frymë përsëri por jo për shumë. Ngadalë shfaqet sërish. Ngrihet që prej dyshemesë dhe ngadalë shkon lart të humbasë veten në errësirë. Gjysëmerrësirë. është mbrëmje. Mbërthecka shkëlqen nën rrezet e fundit. Dysheku prej kashte thuajse mezi shihet.

I lodhur prej joekzistencës syri gjatë mungesës së saj i drejtohet të dymbëdhjetëve. Që brenda shikimit të saj sikundër ajo e tyre. Kthim vetëm ku ajo mundet ajo i mban sytë ngulur përposhtë. Gjatë rrugës për tek këmbët ku ndalet. Mbrëmje dimri. Për të mos qenë të saktë. Gjithçka veç e shkuara. Dymbëdhjetëve më pas për dëshirën e më të mirës syri i ve. Pak rëndësi cili. Në distancën e shtangët ai qëndron duke i dalë përballë diellit në perëndim. Palltoja e zezë prek tokën. Një kapele e vjetëruar. Më në fund fytyra u zu e tëra nga rrezet e fundit. Shtjellim dhe zhvatje e shpejtë përpara se nata të bjerë.

Duke mos patur nevojën e dritës për të parë syri nxiton. Para se nata të bjerë. E tillë është. E tillë vetdemaskohet. I ngopur më pas - pastaj i mpirë nën qepallën e tij i jep rrugë mungesës së arsyes. çfarë përveçse atë rrethojnë ata? Kujdes. Ajo që vështron lart jo më vështron lart dhe i shikon ata. Disa ndërmjet tyre. Të qetë ose të largët. Të largët. Kaq afër ata shohin kush lëviz për të mbajtur distancën. Ndërsa në të njëjtën kohë të tjerët lëvizin përpara. Ata gjatë zgjimit të endjes së saj. Ajo kurrë ndonjëherë nuk pa një të vinte drejt saj. Ose harron. Ajo harron. Tani disa vijnë. Drejt saj por jo afër. Në këtë mënyrë e mbajnë atë brenda qendrës. Më shumë ose më pak. ç'tjetër përveç atë rrethojnë ata? Në rrethin e tyre prej nga ajo humb pa vështirësi. Kur ata e lënë atë të zhduket. Në vend që të zhduket nën shoqërinë e saj. E tillë ecën mungesa e arsyes. Ndërsa syri bluan mëshirën e  tij. Në errësirën vetjake. Në errësirën e zakonshme.

Ndërsa shpresa i shuhet ndaj rishfaqjes së saj të ndonjëhershme ajo rishfaqet. Me shikim të parë pak e ndryshuar. është mbrëmje. Do jetë gjithjë mbrëmje. Kur jo natë. Ajo duket në periferi të kullotave dhe drejtohet para tyre. Ngadalë me hapa të lehta si pa masë. Papritur e qetë dhe ashtu papritur drejt rrugës së saj përsëri. Me këtë ritëm do bëjë natë e zezë para se ajo të arrijë strehën. Në shtëpi! Por ndërkaq koha e ngadalëson gjithë këtë. Përshtat shpejtësinë e vet me të sajën. Që prej fillimit deri tek fundi i rrugës së saj asnjë humbje ose veç pak mugëtirë. Një çështje e më së shumtit një apo dy qirinjve. Duke duruar jugun
sa më mirë ajo i lutet hënës të vijë drejt hijes së gjatë e të zezë të saj. Ata vijnë më në fund para derës duke mbajtur një çelës të madh. Në të njëjtin çast nokturn. Jo gjatë mbrëmjes. Kokulur ajo qëndron e pambrojtur para lindjes. Ende gjithçka e mpirë. Gjithçka përveç çelësit të vjetër të ndyer nga përdorimi varur në njërin gisht. Duke u dridhur shkëlqen paksa nën dritën e hënës.

Duke u ngritur nga poshtë fytyrës i pëlqen më në fund. Në dritën e vagëllt të pasqyruar prej pllakës. Pllakë e qetë e veshur dhe lyer nga ardhjet dhe vajtjet shekullore. Zverdhje e zbehtë. As edhe një rrudhë. Sa e qetë duket kjo maskë e vjetër.

Të denja ato të veshurat prej disa të vdekurve së fundmi. Vërtetë, drita largohet për t'u dëshiruar. Qepallat ndërpresin atë për çka sytë kanë mall. Koha do i tregojë ata të larë në blu. Ku lotët ndoshta s'qenë për asgjë. Lotët e paimagjinueshme të të moshuarit. Qerpikët e zinj kanë mbetur prej brunes së dikurshme. Ndoshta dikur ishte. Ende vajzë. Ende brune. Duke lënë mënjanë hundën gjatë thirrjes së buzëve kur këto të fundit jo më të hapura mbyllen. Pllaka errësohet me errësimin e qiellit. Natë pisk e zezë paskëtaj. Dhe në agimit një vend bosh. Pa qëllimin e të diturit nëse ajo shkoi drejt apo përseri nën strehën e errësirës të rrugëve të saj.


Gurë të bardhë sa vjen e shtohen çdo vit. Madje edhe çdo çast. Hapur ata ngulmojnë të groposin gjithçka. Zona e parë më tepër e hiperbolike se sa keqas në shikimin e parë dhe çdo vit e më shumë. Me efekte goditëse nën dritën e hënës këto miliona varre të vogla. Në praninë e saj veç paqe e ftohtë. Prej saj më pas në fund të të shtrembër-quajturës kullotë të dytë. E gërbulët me shenja të bardha atje ku bari është pakësuar prej tokës gëlqerore. Përbri këtij erozioni syri gjen prehje. Kudo guri fiton territor. Bardhësi. çdo vit e më shumë. Madje dhe në çdo çast. Kudo në çdo çast bardhësia fiton territor.

Syri do t'i rikthehet skenës së mashtrimeve të tij. Si nga një rresht i cirkut tek tjetri. Një boshllëk koha do ta mbushë. Më shpejt se gurët që dynden drejt tij hapësira tjetër ngre veten. Kaq larg në heshtje. Një heshtje që koha do ta thyejë. Kjo heshtje e rëndë mbrëmjeve dhe netëve. Më pas pëgjatë skajeve zhurma e ngathtë mbytëse e gurit përmbi gur. Prej atyre rënieve çrregullsia e tyren pason befas në vazhdim. Vetëm tani dhe më pas fillimisht. Pastaj në intervale akoma e më të shkurtra. Deri në një zhurmë të vazhdueshme. Me askënd për ta dëgjuar. Duke u pakësuar derisa lartësitë zhduken në heshtje përsëri. Mbrëmjeve dhe netëve. Ndërkohë ajo befas është ulur në këmbët e saj tek kullotat. Të mos ishte për duart boshe gjatë rrugës kushedi drejt varrit. Mbrapsht prej tij pastaj ka mundësi. Drejt rrugës mbrapsht nga varri. E mpirë në fytyrën e saj ajo duket të jetë kthyer në gur. Përballë kufijve të largët syri mbyllet në përpjekje të kota për të parë. Më në fund shfaqen një çast. Drejt veriut ajo i drejton ata gjithnjë. Vel prej mjegulle rrezatuese. Ku të shkrihesh brenda parajsës.

Floku i gjatë e i bardhë shpupuritet prej erashkës. Sipër dhe rreth fytyrës së mpirë. Shikon ngultas sikur të ishte e shokuar ende prej disa tmerreve të dikurshme. Ose prej vazhdishmërisë prej tyre. Ose prej të tjerave. Ato e lënë fytyrën krejt të mpirë si gur. Heshtje në vështrimin e ulërimës. Cilat thua? Rëndë thuaj. Të dyja. Të treja. Pyetja u përgjigj.

Ulur mbi gurin ajo mund të shihet nga prapa. Nga mesi e lart. Linjë e zezë drejtkëndore. Zverku poshtë lulkave të një dantelleje të zezë. Gjysëm e bardhë aureola e flokut. Përballë veriut. Varrit. Sytë ndoshta tej horizontit. Ose të mbyllura për të parë gurin e varrit. Krokuset të vyshkur. Mbrëmje e pafund. Ajo ndriçohet tërthorazi prej rrezeve të fundit. S'përbëjnë ndonjë ndryshim. Asnjë te veshja e zezë. Asnjë te floku i bardhë. Ai i pajetë dhe kaq i qetë. Nën ajrin e heshtur. I heshtur si zbrazëtia e përhershme. Mbrëmjeve dhe netëve. Mjafton të shohë barin. I palëvizshëm përkulet tëposhtë. Gjer tek syri i papajtueshëm ai dridhet. Me dridhjen më të friguar nga brenda tij. Ashtu si edhe floku. I shtangët në cep floku dridhet më në fund ndërsa syri është në braktisje e sipër. Vetë trupi i moshuar  gjithashtu. Kur duket si prej guri. A s'është krejt e ngurtë nga koka te këmbët? Lëre atë të shkojë dhe qëndro i qetë në gurin tjetër. I bardhë që nga larg tek kullotat. Dhe syri shkon nga njëri tek tjetri. Prapa dhe para. ç'qetësi pastaj. Dhe ç'stuhi. Përbri përqeshjeve të barit të keq i qetë.

Jo më i mundur përveçse si një trillim. Jo fort i durueshëm. Asgjë për atë veç të mbyllë sytë përgjithmonë dhe ta shohë atë. Atë dhe ç'mbetet. Mbylle për mirë dhe gjithçka dhe shih atë deri në vdekje. Pandërprerë. Në strehën e saj. Mbi gurët. Tek kullotat. Mjegulla e dendur. Tek varri. Dhe mbrapsht. Dhe ç'mbetet. Përgjithnjë dhe gjithçka. Deri në vdekje. Mbaro me gjithçka. Para tek tjetri. Trillimi tjetër. Mbylle përgjithmonë këtë sy të ndyrë të trupit. ç'e ndalon? Kujdes.

Kaq e kaq dështime sa marrëzia futet në mes. Copëza dhe mbeturina. Pavarësisht sesi janë parë dhe të kallëzuara si të para. Frika prej abanozi pisk. prej të bardhës. Prej zbrazëtisë. Lëre atë të zhduket. Me ç'mbetet. Përgjithmonë. Dhe diellin. Rrezet e fundit. Dhe hënën. Dhe Venusin. Asgjë e mbetur veç qiellit të zi. Tokës së bardhë. Ose anasjelltas. Jo më qiell apo tokë. Të zhdukura lart e poshtë. Asgjë veç bardh' e zi. Kudo pa rëndësi se ku. Veç zi. Zbrazëti. Asgjë tjetër. Imagjinoje. Asnjë fjalë tjetër. Në shtëpi më në fund. Ngadalë ngadalë.

Paniku kaluar pason. Duart. Të para nga sipër. Ato pushojnë poshtë legenit, të gërshetuara me njëra tjetrën. Të çjerra e të bardha. Ngjyra e tyre e lehtë prej plumbi e vrarë prej tokës së zezë. Gjurma litari në kyçe. Të shoqëruara nga lulkat. E shtrëngojnë e më pas e lirojnë rrezen e tyre. Sistola diastola e ngadalësuar. Dhe trupi ç'tmerr. Ndërkaq me tabanin e duarve në pah. Në fundin e legenit. Ende të mpirë për të qenë të sigurtë. Mbi karrige. Pas shfaqjes. Ngadalë magjia e tij zhduket. Pa pushim ata vazhdojnë. Të shtrëngojnë e të lirojnë rrezen e tyre. Ritmi i një zemre punëtore. Derisa pothuajse e dëshpëruar butësisht në anët. Papritur ngadalë.

Duke u përndarë hapen dhe fluturimthi pjesa më e sipërme e pëllëmbës vjen në qetësi. Vë re boshllekun tonë. Më pas një çast sikur të fshihen, vijat zmbrapsen duke u tërhequr dhe krejt të zbehta në krye të kofshës. Drejt një bashkimi të tyre. Tani është dora e majtë asaj që i mungon gishti i tretë. Një ënjtje ndoshta - një ënjtje prej nyjës ndërmjet kockës së parë e të dytë të gishtit që parandalojnë një tërheqje të një dite paniku të unazës. Xhentil i quajtur mbajtësi. Ende si gura ata sulmojnë si gurat sytë. A munden aq shumë sa të ndjejnë trupin e veshur? A i ndjen mishi i veshur ata? Nuk do të dridhen ata pastaj? Jo këtë natë, pa dyshim. Sepse para se të dridhen - para se syri të ketë kohë ata humbasin në mjegull. Kush mbetet për t'u fajësuar? Apo çfarë? Ata? Syri? Gishti që mungon? Mbajtësi? E qara? ç'qarje? Të pesta. Të gjashta. Dhe ç'mbetet. Të gjithë. Të gjithë janë fajtorë. Të gjithë.

Mbrëmje dimri tek kullotat. Dëbora kishte pushuar. Hapat e saj kaq të lehta sa mezi lënë gjurmë. Mezi lënë duke qenë se ka pushuar. Aq sa të dukesh. Në mëshirë të fatit dëbora. Për ku në kokën e saj ndërsa këmbët humbin sakaq? Këtej e andej gjithashtu? Apo e patundur prej mirazhit? Dhe ku kur ndal? Syri shquan prej së largu njëfarë njollë.  Më në fund prova e qartë që nga një pjesë e mishit të njomë rrëshqiti. Nën qiellin e vrenjtur poshtë veriu është zhdukur. Të fshirë prej dëborës të dymbëdhjetë janë atje. Të padukshëm ishin për atë të ngrinte sytë. Ajo në të kundërt pisk e zezë. Asnjë flokë dëbore mbi të. Asgjë s'nevojitet më prej tyre veç të tërhiqen prej nga erdhën prandaj edhe ashtu bëjnë. Fillimisht një nga një këtu dhe atje. Pastaj dendur e më dendur bien rëndë mbi ajrin e qetë. Ngadalë ajo zhduket. Bashkë me shtegun e gjurmëve të saj dhe atë të çatisë së largët. Si ta gjejë rrugën për në shtëpi? Shtëpia! Si zogu që kërkon ku të futet. E sigurtë si e thëna dhe zhurma.

Gjithçka e errët në banesë ndërsa ajo bardhon prej së largu. Qetësi përveç murmurimave imagjinare të flokëve të dëborës mbi çati. Dhe tani dhe më pas një kërcitje reale. Shoqëria e saj. Këtu edhe pa u dashur të mbyllësh sytë e shohin prej së largu. E patundur në dëborë poshtë dëborës. Mbërthecka dridhet prej thumbit si nata kur i ngjan tjetrës. Përballë perdes së zezë karrigia derdh vetminë e saj. Për një shoqe tavolinë. Larg prej saj, në një cep shikon befas një sënduk të vjetër. Në të jo më pak vetmi. është ndoshta ai që kërcet. Dhe në thellësitë e tij kush vallë e di çelësin. çelësin për ta mbyllur. Por këtë natë karrigia. Ajri i saj i palëvizshëm. Më pak se - më tepër se karrigia bosh ana e pasme e mbyllur është e gjorë. Këtu nëse ha këtu ulet për të ngrënë. Syri mbyllet në errësirë dhe shikon atë në fund. Me dorën e saj të djathtë, të madhe sa jeta që mbart cepi i tasit mbi gjunjtë e saj. Me të majtën lugën e zhytur në supë (*slop). Ajo pret. Që të ftohet ndoshta. Por jo. Kaq e ngrirë saç qe në fillim. Në fund me një lëvizje të dyfishtë plot hijeshi ajo ngre ngadalë tasin drejt buzëve të saj  ndërsa në të njëjtën kohë me lëvizje të njëllojta përkul kokën t'i bashkojë. Duke qenë se nisen nga i njëjti çast ato takohen në gjysëm të rrugës dhe aty pushojnë. Të dridhura të menjëhershme para se luga e parë e jargavitur të zhytet përsëri te supa. Të tjerët jo më tepër të kënaqur deri sa të nisen tasi e buzët dhe ngadalë prapa pa devijuar nga pika e tyre fillestare.  Të qeta e të njëtrajshme nga një tjetër vend në njërin. Tani përsëri qëndrimi Memnon i ngurtë. Me dorën e saj të djathtë ajo mban cepin e tasit. Me të majtin lugën e zhytur në supë. Deri tani mirë. Por para se të vazhdojë më tej ajo shuhet dhe zhduket. Asgjë më tani për t'u parë veç karriges në vetminë e saj.

No comments:

Post a Comment