Saturday, December 4, 2010

Drejt Përkeqsimit ~ Samuel Beckett (1984) III

Koka. Mos pyet nëse mund të bjerë. Thuaj jo. Papyetur jo. S'mund të ikë. Ndale vagëllinë të shkojë. Ikin të gjitha më pas. Oh vagëllia shkon. Ikën për mirë. Gjithçka për mirë. Mirë dhe gjithçka.

Fjalët e kujt? Pyet më kot. Ose jo më kot nëse thuhet i pa vënë në dijeni. Asnjë e thënë. Asnjë fjalë për atë fjalët e të cilit. Ai? Një. Asnjë fjalë për njërin fjalët e të cilit. Një? Atë. Asnjë fjalë për atë fjalët e të cilit. Më e mira e më të keqes kështu.

Diçka jo e gabuar me njërin. Duke menduar - duke menduar! - duke menduar për të gjunjëzuarin. Prej tani një për të gjunjëzuarin. Që prej tash dy për dyshin. Dyshja ecur rëndë si një. Që prej tash tre për kokën. Koka që fillimisht kallëzohej e pathënë. Ashtu dhe prej tani. Për të fituar kohë. Kohë për të humbur. Fito kohë për të humbur. Si shpirti dikur. Bota dikur.

Diç jo e gabuar me njërin. Pastaj me të dy. Pastaj me tre. Kështu më rradhë. Diçka jo e gabuar me gjithçka. Larg prej të gabuarës. Larg larg prej të gabuarës.

Fjalët gjithashtu të kujtdoqofshin. ç'vend për më keq! Sa pothuajse të vërtëta gati kumbojnë ato herë pas here. Sa të dëshirueshmë në dobësi! Thuaj nata është e re dhe, ah!; Mbushu me frymë. Ose më e mira e të keqes akoma thuaj Vaj!, ende një shikim i natës për të ardhur. Një gjumë i shikimit të fundit për të ardhur. Dhe mbushu me frymë.

E para. Prova e parë dështo më mirë i vetëm. Diçka atje keq jo e gabuar. Jo ashtu siç është nuk është e keqe. Jo fytyra e keqe. Jo duart e këqija. Jo-. Mjaft. Lia mbi të keqen. Thjesht e keqe. Shteg për më keq. Ende në pritje për më keq. Më e keqja e parë. Thjesht më keq. Ende në pritje për më keq. Shto një -. Shto? Kurrë. Përkule poshtë. Bëje të jetë i përkulur tëposhtë. Poshtë e më thellë. Koka e zhdukur nën kapele. Më tej e ikur. Palltoja e prerë më lartë. Asgjë nga legeni e poshtë. Asgjë veç e përkulur prapa. Kurrizi i pabazuar pa pjesë të sipërme. E zezë e zbehtë. Mbi gjunj të pavëvëre. Në zbrazëtinë e vagëllt. Më e mira e më të keqes kështu. Ende në pritje për më keq.

Në përpjekjen tjetër dështojnë më mirë dy. Dyshja. Keq sikurse është sikurse është. Keq jo-

Në fillim prapa tek treshi. Akoma për të provuar të përkeqësosh. Thjesht ji atje përsëri. Atje në atë kokë në atë kokë. Ji ai përsëri. Ajo kokë në atë kokë. Syt' e shtrënguar të ngjeshura në të vetëm. Vetëm? Jo. Gjithashtu. Në atë gjithashtu. Kafka e futur. Duart sakate. Sy të shtrënguar zhbirues. Ji ajo hije përsëri. Në atë hijë përsëri. Me hijet e tjera. Hije rënduese. Në zbrazëtinë e vagëllt.

Pastaj -

Në fillim si papritmas. Në atë vështrim të ngulët. I përkeqësuari një. I rënduari dy. Dhe ç'ka ende për t'përkeqësuar. Të provosh të përkeqësosh. Vetë. Vagëllsia. Zbrazëtia. Befas në atë vështrim të ngulur. Sy të shtrënguar të ngjeshur në gjithçka.

Dy të tjerët. Nga e keqja për të përkeqësuar. Provo përkeqëso. Nga thjesht e keqja. Shto -. Shto? Kurrë. Këpucët. Më e mira e më të keqes i zbathur. Thembra të zhveshura. Tani dy të djathtat. Tani dy të majtat. Majtas djathts majtas djathtas përpara. Zbathur përpara pa u zmbrapsur. Më e mira e më të keqes kështu. Më e mira e më të keqes se hiç kështu.

Më pas të ashtuquajturat ndenjëse dhe parazitet e të gjithave. Ato duar! Ajo kokë! Aq pranë sa realisht kumbojnë! Tutje. Fytyra e gjitha prej tani. Jo duar. Veç kafka dhe vështrimi. Skena dhe profeti i të gjithëve.

Përpara. Vështro përpara. Thuaje. Ji. Disi. Në çdo mënyrë. Aq gjatë më në fund e shkuar. Gjithçka aq gjatë më në fund e shkuar.Deri sa vagëllsia të shkojë. Për keq dhe gjithçka. Për më të mirën e më të keqes së shkretë dhe çdo gjëje.

Vagëllsia që prej nga e paditura. Me çdo kusht e paditur. E pandryshuar. Thuaj tanimë e pandryshuar. Përtej dhe gjerësisht. Lart dhe poshtë. Thuaj një gyp në atë zbrazëti. Një tub. I mbyllur. Më pas në atë gyp apo tub e poenjëjta vagëllsi. Zbehtësi e vjetër. Kurdo qoftë ç'tjetër? Ku gjithçka kurdoherë për t'u parë. E asgjësë për t'u parë. Zbehtësisht e parë. Asgjë ndonjëherë e pavënëre. E asgjësë për t'u parë. Zbehtësisht e dukshme. Ta përkeqësosh?

Më tej e ashtuquajtura zbrazëti. E ashtumosquajtura. Ajo fushë e ngushtë. Tërë hije. Fort e ashtumosquajtur. Zbrazëti tërplot me hije. Sa më e mira e më të keqes e ashtumosthuaj?

Shto të tjera. Të shtosh? Kurrë. Veç deri atëherë nëse nevoja duhet. Asgjë tek to deri tanimë. Vagëllsisht kaq larg. Atyre veç u pakësohet. Por me to ndërsa ato pakësojnë të tjerat. Ndërsa ato përkeqësohen. Nëse nevoja duhet. Të tjerët për t'u pakësuar. Për t'u përkeqësuar. Deri sa vagëllsia të shkojë. Aq gjatë më në fund e shkuar. Për më të keqen dhe gjithçka.


----

Përpara. Disi përpara. Sidoqoftë para. Thuaj gjithçka e humbur. Kështu në vazhdim. Në kafkë gjithçka e humbur. Gjithçka? Jo. E gjitha nuk mund të shkojë. Deri sa vagëllsia të shkojë. Thuaj më pas por të dy të larguar. Në kafkë një dhe dyshi të larguar. Prej zbrazëtisë. Prej vështrimit ngultas. Me zotësi të gjitha me përjashtim të kafkës humbur. Shikimi zhbirues. Vetëm në zbrazëtinë e vagëllt. I vetëm për t'u parë. Vagëllsisht i vështruar. Në kafkë kafka veçmas për t'u parë. Sytë zhbirues. Vagëllsisht të vështruar. Prej syve zhbirues. Të tjerat humbin. Prej kohe befas të humbura. Pastaj kthim i papritur. I pandryshuar. Thuaj tani e pandryshuar. I pari një. Pastaj dy. Ose i pari dy. Pastaj një. Ose së bashku. Pastaj të gjithe përsëri së bashku. Kurrizi i kërrusur. Dyshi i ngadaltë. Kafka. Shikimi zhbirues. Gjithçka mbrapsht në kafkë bashkë. E pandryshuar. Vështrimi u ngul tek gjithçka. Në zbrazëtinë e vagëllt.

Sytë. Koha për të -

Fillimisht para mbrapsht për të mohuar që zbrazëtia mund të largohet. Disi para mbrapsht. Zbrazëtia s'mund të ikë. Që zbrazëtia të shkojë, duhet të shkojë për mirë. Realisht më pas zbrazëtia mund të shkojë. Nëse veçse për mirë. Njëri mund të shkojë jo për mirë. Të dy gjithashtu. Tre jo nëse veçse për mirë. Më vagëllsinë të shkuar për mirë. Zbrazëtia jo nëse veçse për mirë. Me gjithçka të shkuar për mirë. Vagëllsia mund ë përkeqësohet. Disi të përkeqësohet. Shko përpara. Nesë veçse për mirë.

Sytë. Koha për të provuar t'i keqësosh. Disi provo t'i përkeqësosh. Hap. Thuaj kureshtarë të hapur. Gjith' e bardha dhe bebëza e syrit. Bardhësi e vagëllt. Bardhësi? Jo. Gjithë bebëza e syrit. Vrima të zeza të vagëllta. Vështrim i patundur. Vazhdojnë të qëndrojnë ato kështu thuhet. Me fjalë të përkeqësuara. E tillë që prej tani. Më mirë se asgjëja kaq e përmirësuar për më keq.

Ende zbrazëtia ende përpara. Sepse ende zbrazëtia ende disi qëndron. Me çdo mënyrë qëndron. Me fjalë të përkeqësuara. Vështrimi përkeqësuar. Për asgjënë për t'u parë. Tek asgjëja për t'u parë. Vagëllsisht e parë. Si tani me menyrën e disi përpara ku tek asgjëkundi të gjitha së bashku? Gjithë tre sëbashku. Ku atje të tre bashkë sikundër së fundmi më keq të parë? Kurriz' i kërrusur vetëm. Zbathur ecën rëndë dyshi. Kafka dhe vështrime syhapët. Ku në pafundësinë e ngushtë? Thuaj vetëm pafundësitë veç e veç. Në atë zbrazëti të ngushtë pafundësi zbrazëtish veçan. Më keq më mirë më vonë.

çfarë kur ikin fjalët? Askush për çfarë pastaj. Por thuaj me mënyrën e disi përpara disi ç'të bësh me shikimin. Me më të paktën e dritës. Ende vagëllsi dhe akoma -. Jo. Në asnjë mënyrë kështu përpara. Thuaj më mirë e më të keqes fjalët e humbura kurrsesi përpara. Ende vagëllsi dhe assesi përpara. Gjithçka e vështruar dhe assesi përpara. ç'fjalë për çfarë më pas? Asgjë për çfarë pastaj. Asnjë fjalë për çfarë kur fjalët zhduken. Për çfarë kur assesi përpara. Disi kurrsesi përpara.