Tuesday, September 28, 2010

Një Psalm Vjeshte ~ Karen Bergquist

Do të kërcej
vallëzimin e ditëve në mbarim
dhe jetës së fjetur.

Do të kërcej
mbi gjethet e thara, të ftohta
një pasion njerëzor i sjellur vërdallë i nënshtruar.

Do të kërcej
ndërsa Hyjni Brir-osh ecën
përmes qiejve.

Do të kërcej
nën muzikën e langojve të tij
duke vrapuar, duke lehur në kor.

Do të kërcej
me fantazmat e atyre
të larguar më parë.

Do të kërcej
midis gjumit të jetës
dhe ëndrrës së vdekjes.

Do të kërcej,
mbi syrin e errët te Shamhain
do të kërcej.