Saturday, November 27, 2010

Drejt Përkeqsimit ~ Samuel Beckett (1984) II

Ku më pas por aty shikon tashmë një tjetër. Pak nga pak një burrë i moshuar dhe një fëmijë. Në zbrazëtinë e vagëlluar pak nga pak një burrë i moshuar dhe një fëmijë. çdokush tjëtër do të bënte si i sëmurë.

Duke shtrënguar duart ecin rëndë me hapa të barabarta. Me duar të lira - jo. Duar bosh të lira. Shpinat kthehen të dyja të kërrusura me hapa të barabarta shkojnë ata. Fëmija dorën ngre për të kapur dorën e shtrënguar. Shtrëngo dorën e vjetër të shtrënguar. Shtrëngo dhe të jesh i shtrënguar. Ec rëndë e kurrë mos u zmbraps. Ngadalë pa asnjë ndalesë ec rëndë dhe kurrë mos u zmbraps. Shpina të kthyera. Të dyja të kërrusura. Të bashkuara prej duarve të shtrënguara të bashkuara. Ecin rëndë si të ishin një. Një hije. Një hije tjetër.

Koka e zhytur në duart e sakatuara. Sy të shtrënguar zhbirues. Drejt e tek hijet e zbrazëtisë së vagëlluar. Dikush dukë mos qëndruar në qetësi. Një burrë i moshuar dhe fëmija. Të palëvizshëm duke ecur rëndë. çdokush tjetër do bënte si i sëmurë. Pothuajse çdokush. Pothuajse si të sëmurë.

Ata zhduken. Tani i pari. Tani i dyti. Tani të dy. Shuhen. Tani i pari. Tani i dyti. Tani të dy. Zhduken? Jo. Ecje e papritur. Kthim i papritur. Tani i pari. Tani i dyti. Tani të dy.

I pandryshuar? Kthim i papritur i pandryshuar? Po. Thuaj po. çdo herë e pandryshuar. Disi e pandryshuar. Derisa jo. Deri në të thënë jo. Kthim i papritur i ndryshuar. Disi i ndryshuar. çdo herë disi i ndryshuar.

Zbehtësia. Zbrazëtia. Zhduken gjithashtu? Prapa gjithashtu? Jo. Thuaj jo. Kurrë të zhdukura. Kurrë prapa. Derisa po. Deri në të thënë po. Zhduken gjithashtu. Prapa gjithashtu. Zbehtësia. Zbrazëtia. Tani njëri. Tani tjetri. Tani të dy. Papritur të zhduken. Papritur mbrapsht. I pandryshuar? Kthim i papritur i pandryshuar? Po. Thuaj po. çdo herë e pandryshuar. Disi e pandryshuar. Derisa jo. Deri në të thënë jo. Kthim i papritur i ndryshuar. Disi i ndryshuar. çdo herë disi i ndryshuar.

E para ikje e papritur e njërit. Paskëtaj kthim i papritur. Thuaj tanimë e pandryshuar. Deri tani e pandryshuar. Shpinë e kthyer. Kokë e zhytur. Maja vertikale në kapele. E ngritura prapa e anës së zezë të kapeles vetëm. E prapmja e palltos së zezë e prerë në bel. Duke u gjunjëzuar. Gjunjëzim më i mirë. Më i miri i më të keqes gjunjëzim. Thuaj tani duke u gjunjëzuar. Që tani gjunjëzim. Mundi të ngrihej por veç në gjunjë. Ikje e papritur kthim i papritur të pandryshuar shpinë e kthyer kokë e zhytur hije e errët mbi gjunjë të padukshme. Ende.

Tjetra ikje e papritur e të dytit. Kthim tjetër i papritur. Thuaj tanimë e pandryshuar. Deri tani e pandryshuar. Shpina të kthyera. Koka të zhytura. Flokë i zbehtë. Bardhësi e zbehtë dhe floku kaq i çelët ku në atë dritë të vagëlluar bardhësi e zbehtë. Pallto të zeza tek takat. E zezë e zbehtë. çizme me takë. Tani të dy djathtas. Tani të dy majtas. Kështu në vazhdim me hapa të barabarta ecin rëndë ata. Jo tokë. Ec rëndë si mbi zbrazëtirë. Duar të zbehta. Bardhësi e zbehtë. Dy të lirë dhe dy si një. Ikje kaq e papritur kthim i papritur i pandryshuar si një hije e errët shko rëndë pa u zmbrapsur.

Zbehja. E largët dhe e gjerë në të njëjtën kohë. E lartë dhe e ulët. E pandryshuar. Thuaj tani e pandryshuar. Që nga mos të diturit. Asgjë e thënë. Thuaj veç të tillë dritë të vagëlluar sikurse kurrë. Për gjithçka. Thuaj një gufë në atë boshllëk. Një humnerë. Më pas në atë gufë apo humnerë kaq dritë më e vagëlluar se kurrë. Që nga mos të diturit. Asgjë e thënë.

Boshllëku. E pandryshuar. Thuaj tanimë e pandryshuar. Boshllëku ishin jo veç njëri. Dyshi. Kaq larg nuk ishin i pari dhe dyshi. Kaq larg.

Boshllëku? Si mundohesh të thuash? Si mundohesh të dështosh? Pa mundim s'ka dështim. Thuaj veç -

Fillimisht kockat. Ndaj prapa tek to. Gjuaj qëkurse në fillim foli e parathëna mbetet. Dheu. Dhembja. Pa kocka. Pa tokë. Pa dhembjë.
Arsyet plotësisht të panjohura. Me çdo kusht e panjohur. Nëse ndonjëherë bie poshtë. Asnjë zgjidhje veç sipër nëse ndonjëherë bie poshtë. Ose kurrë poshtë. Tërë kohës duke u gjunjëzuar. Më mirë tërë kohës duke u gjunjëzuar. Më e mira e më të keqes tërë kohës duke u gjunjëzuar. Që tani thuaj përgjithmonë duke u gjunjëzuar. Deri më tani tërë kohës duke u gjunjëzuar. Deri tani.

No comments:

Post a Comment