Saturday, October 30, 2010

Drejt Përkeqsimit** ~ Samuel Beckett (1984) I

Ec. Vazhdo. Shprehu. Disi përpara. Deri assessi përpara. Kurrsesi e thënë.

Thuaj për të thënën. E pathënë. Prej tani thuaj për të pathënën.

Thuaj një trup. Ku asgjë. Asnjë mendim. Ku asgjë. Atë të paktën. Një vend. Ku asgjë. Për trupin. Që të jetë. Lëviz. Larg nga. Prapa. Jo. Jo larg. Jo prapa. Veç në vend. Qëndro. Nën të. Ende.

Gjithë prej së vjetrës. Kurrsesi asgjë tjetër. Sado përpiëesh. Sado dështon. S'ka rëndësi. Përpiqu përsëri. Dështo përsëri. Dështo më mirë.

Si fillim trupi. Jo. Së pari vendi. Jo. Fillimisht të dyja. Tani çdonjëra. Tani tjetra. I lodhur prej çdonjërës provo tjetrën. I lodhur prej saj përsëri i lodhur prej çdonjërës. Kështu në vazhdim. Disi në vazhdim. Derisa i lodhur prej të dyjave. Ngrihu dhe shko. Ku asnjëra. Vendi përsëri. Ku asgjë. Provo përsëri. Dështo përsëri. Më mirë përsëri. Ose më mirë të më së keqes. Dështo më keq përsëri. Akoma më keq përsëri. Derisa i lodhur për mirë. Ngrihu për mirë. Ku asgjë për mirë. Mirë dhe gjithçka.

Qëndron. çfarë? Po. Thuaj se qëndron. Duhej të ngrihej në fund dhe të qëndronte. Thuaj kocka. Asnjë kockë por thuaj kocka. Thuaj tokë. Asnjë tokë por thuaj tokë. Sikurse të thuash dhimbje. Jo mendje dhe dhimbje? Poho se kockat mund të dhembin derisa mos të kesh zgjidhje tjetër veç të qëndrosh. Disi ngritur dhe të rrish në këmbë. Ose më e mira e më të keqes mbetet. Thuaj mbeturinat e mendjes ku asgjë të mos lejojë dhimbjen. Dhimbja e kockave derisa pa zgjidhje veçse të ngrihesh dhe të qëndrosh. Disi ngritur. Disi qëndruar. Mbeturinat e mendjes ku asgjë për hir të dhimbjes. Këtu prëj kockash. Shembuj të tjerë nëse duhet nevoja. Të dhimbjes. Lehtësim prej. Ndryshim i.

Gjithë prej së vjetrës. Kurrsesi asgjë tjetër. Por asnjëherë kaq e dështuar. Më keq e dështuar. Me përkujdesje kurrsesi më keq e dështuar.

Dritë e zbehtë burim i paditur. Shquaj minimalisht. Nuk dalloj asgjë jo. Tepër shumë për të shpresuar. Ndoshta diçka e vogël. Më së shumti diçka e vogël.

Asnjë zgjedhje por të qëndrosh. Disi ngritur dhe në këmbë. Disi të qëndrosh. Atë ose të rënkosh. Psherëtima kaq e gjatë drejt rrugës së saj. Jo. Asnjë psherëtimë. Thjesht dhimbje. Thjesht në mbarim. Një kohë kur provo se si. Provo shiko. Provo thuaj. Si u shtri fillimisht. Më pas disi u gjunjëzua. Pak nga pak. Pastaj përpara prej këtej. Derisa ngritur më në fund. Jo tanimë. Dështo me më të mirë e më së keqes tani.

Tjetër. Thuaj tjetër. Kokë e zhytur në duar të sakatuara. Tepeja vertikalisht. Sy të shtrënguar. Vendi i të gjithëve. Fillesa e të gjithave.

Asnjë të ardhmë në këtë. Vaj*(mjerisht) po!

Qëndron. Shih në boshllëkun e zbehtë se si qëndron më në fund. Në dritën e zbehtë burim i paditur. Përpara syve të ulur. Sy të mbledhur. Sy zhbirues. Sy të mbledhur zhbirues.

Ajo hije. Dikur shtrirë. Tashmë në këmbë. Ai një trup? Po. Thuaj ai një trup. Disi në këmbë. Në zbrazëtinë e zbehtë.

Një vend. Ku asgjë. Një kohë kur provo shiko. Provo thuaj. Sa e vogël. Sa e pafund. Në ç'mënyrë nëse jo i pakufishëm i kufizuar. Që prej zbehtësisë. Jo tani. Dije më mirë tani. Paqartësoje më mirë tani. Dallo vetëm jo jashtë prej. Të mos diturit si të dallosh vetëm jo jashtë prej. Brenda veçse. Prandaj një tjetër. Një tjetër vend ku asgjë. Për ku njëherë që nga pa kthim. Jo. Asnjë vend veç atij njërit. Asnjë veç atij njërit ku asgjë. Që nga kurrë njëherë brenda. Disi brenda. Matanë të përtejmes. Jo prej andejmi në atë vend. Jo nga atjë në atë vend. Jo prej andejmi. Jo nga atje në atë vend.

Ku më pas por aty shih-

Shiko për t'u parë. E shmangur. Që tani shiko për t'u shmangur.

Ku më pas por aty shih tani-

Fillimisht mbrapa ktheu hijen në këmbë. Në zbrazëtinë e zbehtë shiko së pari si mbrapa ktheu hijen në këmbë. Ende.



**Titulli origjinal: Worstward Ho!

No comments:

Post a Comment