Monday, August 23, 2010

ENUEG I.1 ~ Samuel Beckett

duke pleheruar kerpudhen e nates
dhe mendjen e prishur
i mbytur ne ere.

Perplasem me nje burre te vjeter, thatanik e te vogel
Demokriti,
Duke u ngutur permes nje paterice dhe nje shkopi,
duke tymosur (nje cigare).
Pastaj, sepse nje fushe ne te majte u pershkua prej nje ndricimi te papritur
te britmave dhe fishkellimave te ngutshme e fanellave vishnje dhe blu.
Ndalova dhe i hipa bregut per te pare lojen.
Nje femije ne porte i nervozuar therret:
»A do te lejohemi te hyjme Zoteri?«
»Sigurisht« thashe une »do hyni.«
Por, i frikesuar, ai iu drejtua rruges.
»Mire« i thirra nga pas »perse nuk do futesh brenda?«
»Une isha ne ate fushe me pare dhe me larguan.«
Keshtu ne vazhdim,
i braktisur,
si prej nje shkurre gjenjeshtreje ne zjarr drejt malit pas erresires,
ose ne Sumatra, cipa e xhungles,
Rafflesia* ende flagrante.

Me pas:
nje familje e vajtueshme prej pulash gri parazitare
duke u kalbur jashte ne fushat e permbytura
te dritheruara, gjysem te pergjumura, perballe portes se mbyllur te hangarit,
pa patur ndermend te zene vend.


* -nje bime parazitike malejzeze dhe indoneziane me nje lule te vetme e shume te madhe e cila mbart eren e nje trupi te kalbur te nje kafshe te ngordhur

No comments:

Post a Comment