Tuesday, August 24, 2010

ENUEG I.2 ~ Samuel Beckett

kerpudha e famshme e squllet,
e gjelber-zeze,
tek zvarritej pas meje,
duke thithur qiellin e bere cope e cik si nje boje murtaje,
ne kafken time era qelbet,
uji ...

Me pas:
ne kodren poshte nga Dhelpra dhe Pata tek Chapelizod*
nje dhi e vogel dashakeqese, e debuar ne rruge,
vecmas qellon me grusht porten e fushes se saj;
dyqanet Isolde** nje turbullim i madh me heronj te mbytur nga djersa,
ne te Djelen e tyre me te mrie,
shpejtojne tej poshte per nje pint*** nepenthe**** ose moly***** ose gjysem per gjysem
nga shfaqja e hedhesve siper ne Kilimainham******

Njolla te se verdhes se shuar ne gropen e Liffey;
mbeshteteset e shkalleve te mberthyera tek parapeti********,
luten;
nje sperkatje e pulebardhave vigjilente ne krupen gri te kanalit.

Ah flamuri
flamuri i mishit qe gjakon
mbi mendafshin e qiejve dhe luleve arktike
qe nuk ekzistojne.


* - 'Seipeal Iosoid' ne gjuhen Irlandeze qe do te thote 'Faltorja e Iseult' eshte nje fshat ne Dublin, Irlande.
** - 1. Anagram "oldies"- vjeturina ose
2. emri i disa karaktereve ne hisorine e Mbretit Artur te Tristand-it dhe Iseult.
*** - sasi lengjesh
**** - bar i harreses
***** - barishte magjike mitike me lule te bardha dhe rrenje te zeza
****** - rrethine e Dublinit, Irlande, ne jug te lumit Liffley
******* - mur i ulet

No comments:

Post a Comment