Tuesday, August 31, 2010

Jo Unë ~ Samuel Beckett (1972) III

... heshtje per nje cast... sikur per nje cast... dhe asnje reagim... sikur te mos kishte degjuar ... ose s'mundej... s'mund te heshte per nje moment... si i marrosur ... e gjithe ajo se bashku... tek lodhej per te degjuar.. bashkoji ato ... dhe truri ... duke defryer me vetveten ... duke u munduar ta bente te kuptueshme... ose ta bente te ndalonte ... ose ne te shkuaren... duke permendur neveritshem te shkuaren... mendime nga kudo... ecen me se shumti... duke ecur tere ditet e saj... dite pas dite... disa hapa me pas ndalon ... vezhgo ne hapesire... pastaj me tutje ... disa me teper ... ndalo dhe vezhgo perseri ... keshtu ne vazhdim ... duke u endur perqark ... dite pas dite ... ose ate kohe qe ajo qau... nje kohe qe ajo mund ta kujtonte... qe nga ajo kohe kur ishte foshnje... duhet te kete qare si nje foshnje... ndoshta jo... jo thelbesore per jeten... vetem e qara e lindjes per ta bere te vazhdoje... te marre fryme... pastaj jo me shume deri kaq... nje cofetine tanime... ulur tek veshtronte doren e saj ... ku ishte? .. Akrat e Croker-it... nje mbremje rruges per ne shtepi... shtepi!.. nje grumbull guresh ne Akrat e Croker-it ... muzg ... e ulur tek veshtronte doren e saj ... atje ne prehrin e saj ... pellemba nga siper... papritur e pa ate te njomur... pellemba ... lotet mesa duket ... te sajat mesa duket ... asnje tjeter per milje larg ... asnje ze ... vec lotet... ulur tek i shihte ato te thaheshin ... gjithcka e marre fund ne nje sekonde ... ose tek kapte kashten... truri ... duke rrahur tutje ne ate te veten ... kapje e shpejte dhe me tej ... asgje atje... me tutje tek tjetra... keq aq sa edhe zeri... me keq... si arsyetim mendjengushte... e gjithe ajo bashke... s'mund--... cfare? .. gumezhima? .. po.., gjate gjithe kohes gumezhima... ulerime e turbullt si ujevarat ... dhe rrezja ... dridhej nganjehere... tek fillonte te levizte perqark... si drite hene por jo... e gjithe pjesa e se njejtes ... mbaji syte tek ajo atje ... cep' i syrit ... e gjithe ajo bashke ... s'mund te vazhdoje ... Zoti eshte dashuri... ajo do te pastrohej ... mbrapsht ne fushe ... dielli i mengjesit... prill... fshihe koken poshte tek bari ... asgje vec laureshave... keshtu me rradhe... duke kapur kashten... tek lodhej qe te degjohej ... fjala e cuditshme ... jepi kuptim asaj ... i gjithe trupi sikur te ishte zhdukur... vetem goja... si e marrosur ... dhe s'mund te ndaloje ... jo te ndaluar asaj... dicka ajo-- ... dicka ajo duhej te-- ... cfare? .. kush?.. jo!.. ajo! .. [Ndalese dhe levizje 3.] ... dicka ajo duhej te--...cfare? .. gumezhima? .. po... gjate gjithe kohes gumezhima... ulerime e turbullt ... ne kafke... dhe rrezja ... duke u endur perqark ... pa dhimbje! ... deri tani ... aha! .. deri tani ... me pas tek mendonte... oh shume kohe pas kesaj... mendim i papritur... ndoshta dicka duhej te ... duhej te... tregonte... a thua te ishte kjo? .. dicka ajo duhej te .. tregonte.. gje e vockel e imet... perpara kohes se saj ... vrime e harruar ... jo dashuri... e kurseu ate... memece tere ditet e saj ... praktikisht memece... si mbijetonte!.. ate dite ne gjykate... c'duhej te thoshte ajo per veten... me faj apo e pafajshme ... ngrihu grua ... shprehe mendimin tend grua... qendroi atje tek vezhgonte hapesiren... goja gjysem e hapur si zakonisht... duke pritur te cohej tutje... e kenaqur prej dores ne krahun e saj ... tani kjo... dicka ajo duhej ta thoshte... si ishte ajo-- ... cfare? .. kishte qene? .. po... dicka qe mund te thoshte si kishte qene ... si kishte jetuar... jetuar pa pushim... me faj ose pa ... pa pushim... per te mbushur gjashtedhjete... dicka ajo-- ... cfare? .. shtatedhjete? ... Zot!.. pa pushim per te mbushur shtatedhjete... dicka ajo s'e dinte vete... s'do ta dinte nese degjonte... me pas e falur... Zoti eshte dashuria... meshira te dhimbsura... te reja cdo mengjes... mbrapsht ne fushe ... mengjes prilli... fytyra ne bar... asgje vec laureshave ... coje atje... merre ate qe prej atje... pak me shume--... cfare? .. jo ate? .. aspak te bente me ate? .. asgje qe mund ta thoshte? .. ne rregull... asgje qe mund ta thoshte ... provo dicka tjeter ... mendo per dicka tjeter ... oh shume kohe me vone ... mendim i papritur... as ai... ne rregull... dicka tjeter perseri ... keshtu ne vazhdim ... zbuloje ne fund ... mendo gjithcka vazhdon goxha gjate... me pas falet ... mbrapsht ne--... cfare? .. as ajo? .. aspak te bente as me ate? .. asgje qe ajo mund t'mendonte? .. ne rregull... asgje qe mund ta thoshte... asgje qe mund t'mendonte ... asgje qe ajo--... cfare? .. kush? .. jo! .. ajo! .. [Ndalese dhe levizje 4] ... gje e vockel e imet... jashte para kohes se saj ... vrime e braktisur ... jo dashuri ... e kurseu ate... memece tere ditet e saj... praktikisht memece... edhe me veten... asnjehere me ze te larte ... por jo plotesisht ... ndonjehere deshire e papritur ... nje ose dy here ne vit... gjithnje dimer disa arsye te cuditshme ... mbremjet e gjata... oret e erresires ... deshire e papritur te ... tregonte... pastaj te turrej tutje te ndalonte te parin qe shihte... nevojtorja me e afert... filloi ta nxjerre ate jashte... rryme e qendrueshme ... gjera te cmendura... gjysma e bashketingelloreve gabim... askush s'mund ta ndiqte... derisa u ndesh me veshtrimin qe i kishin ngulur asaj... pastaj te vdese nga turpi ... te zvarritej mbrapsht ne ... nje ose dy here ne vit... gjithnje dimer disa arsye te cuditshme ... ore te gjata te erresires...tani kjo ... kjo ... shpejt e me shprejt... fjalet... truri ... duke rrahur tutje si te marre .. kapje e shpejte dhe keshtu ... asgje atje ... gjetke tjeter ... provo diku tjeter... gjithe kohes dicka tek lutej... dicka tek ajo tek lutej... lutej qe te ndalonte gjithcka ... e papergjigjur ... lutje e papergjigjur ... ose e padegjuar ... teper e zbehte... keshtu me pas ... vazhdo . .. te perpiqesh ... duke mos ditur per cfare... per cfare ajo po mundohej... c'te provonte ... i gjithe trupi si i zhdukur... vetem goja ... si e marre ... keshtu ne vazhdim ... vazhdo-- ... cfare?.. gumezhima? .. po... gjate gjithe kohes gumezhima... ulerime e turbullt si ujevarat ... ne kafke... dhe rrezja ... duke u vertitur perqark ... pa dhimbje... deri tani... e gjithe ajo... vazhdo... duke mos ditur cfare... cfare ajo po-- ... cfare? .. kush? .. jo! .. ajo!.. AJO! .. [Ndalese.] ... c'ishte duke provuar... c'te provonte... s'ka rendesi... vazhdo!... [Perdet fillojne te ulen.] ... zbuloje ne fund ... pastaj mbrapsht... Zoti eshte dashuria... meshira te dhimbsura... te reja cdo mengjes... mbrapsht ne fushe... mengjes prilli... fytyra ne bar... asgje vec laureshave... ngrije--

[Perdet plotesisht poshte. Shtepia e erret. Zeri vazhdon pas perdes, i pakuptueshem, dhjete sekonda, ndalon gjate kohes qe shtepia ndricohet.]

No comments:

Post a Comment