Monday, August 23, 2010

ENUEG* I ~Samuel Beckett

Dal me nje vrull
i lodhur prej gelbazes se kuqe te se dashures sime
nga Shtepia e Perkujdesjes Private Portobello,
gjerat e tij te fshehta
dhe zvarritem per tek maja e dallges se madhe te ures te thepisur e t'rrezikshme
dhe perfundoj poshte pa kuptuar, nen ulerimen e gardhit
perqark flamurit te ngurte e te ndritshem te gardhit
ne nje perendim te erret
te mbytur nga rete.

Mbi shtepite e medha pemet Algum** (Almug)
malet
kafka ime e ngryste, e zymte
lemsh zemerimesh
i shpuar siper e i mbytur ne cangue-ne*** e eres
kafshon si nje qen kundrejt kerdisjes se tij.

Une rrokullisem pergjate me shpejtesi, tashme me shputat e mia te gjymtuara
rrjedh vrullshem me kanalin e nxire
ne Uren Pamell nje barke qe po merr fund
duke mbartur nje ngarkese gozhdash dhe trungjesj
lekundet butesisht ne porten ndaluese e shkumeshpurese te anijeve;
ne bregune pertejme nje bande varfanjakesh do dukeshin sikur te ishin duke riparuar nje binar.

Pastaj per milje vetem era
dhe begatite duke u kacavirrur permbi uje
dhe bota duke u hapur drejt jugut
permes nje shperfytyrimi te fushave drejt maleve
dhe mbremja e lindur e vdekur kthehet ne nje gjelberim te piset.



* - vjen nga latinishtja e vjeter qe nenkupton bezdisje, irritim, shqetesim

** - nje peme ose dru ne Bibel. 1Mbreterve 10: 11-12 :: "Flota e anijeve te Hiramit qe mbartte ar nga Ofiri, sillte edhe qe andej nje sasi shume te madhe dru algumi dhe gure te çmuar. Me drurin e Algumit, mbreti beri mbeshtetese per shtepine e Perendise dhe per shtepine e vet, si dhe harpa dhe vegla me tela per kengetaret. Nje sasi e tille druresh as nuk ka ardhur dhe as nuk eshte pare me deri sot e kesaj dite."

*** - nje «cangue» eshte nje vegel e perdorur per poshterim publik dhe ndeshkime ne Kine dhe ne disa pjese te tjera te Azise Lindore e Juglindore, deri ne vitet e para te shekullit te 20. Ishte e ngjashme me «stock» e perdorur per ndeshkim ne Perendim, pervec faktit se derrasa e «cangue» nuk kishte baze te fiksuar, dhe duhej te mbahej ne qafe nga te burgosurit.

No comments:

Post a Comment